Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim Shefin e Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli.
Numri dy i qeverisë së Kosovës në takim me Mantovanellin i ka ngritur disa tema siç është fuqizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndryshimi i politikave dhe granteve në bujqësi si dhe çështja e arsimit profesional të rinjve, bën të ditur një njoftim nga zyra e Limajt.
Limaj ka shprehur pakënaqësi me ndarjen e granteve në bujqësi. Bujqësia, sipas tij, nuk po zhvillohet në këtë formë dhe se gjendja është e pandryshueshme. Limaj thotë se është koha t’i fuqizojmë më tepër bujqit.
“Kërkojmë ndihmën nga Banka Botërore që të na ndihmojë në ndryshimin e qasjes të granteve në Bujqësi. Nuk jemi të kënaqur me këto politika. Nuk ka rritje, bujqësia nuk po zhvillohet. Ne duhet t’i ndryshojmë politikat në bujqësi. Gjendja është e njëjtë. Është koha t’i fuqizojmë më tepër bujqit”, citohet t’i këtë thënë Limaj shefit të Bankës Botërore për Kosovë.
Më tutje, Limaj ka kërkuar ndihmën e Bankës Botërore edhe për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe prodhuesve vendor.
Limaj është shprehur i bindur se me një përkushtim më të madh në aftësimin profesional të rinjve, ekonomia e vendit do të lëviztë më hapa më të mëdhenj përpara.
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...
Aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm vepr...