Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione që kanë në shënjestër talibanët dhe nëntë individë të lidhur me grupin përfshirë dy nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRCG).
Individët, që përfshijnë dy pakistanezë dhe katër afganë, janë identifikuar si terroristë globalë nga Departamenti i Thesarit, një veprim që lejon qeverinë amerikane të ngrijë pronën apo interesin në pronë nën juridiksionin amerikan, transmeton portali arbresh.info.
Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se Shtetet e Bashkuara dhe gjashtë vende të tjera të Lindjes së Mesme po ndërmarrin veprime për të ekspozuar dhe prishur aktivitetet terroriste që po kryhen nga talibanët dhe Irani për të minuar qeverinë e Afganistanit.
Sanksionet synojnë anëtarët e talibanëve, të cilët janë të përfshirë në sulme vetëvrasëse dhe aktivitete të tjera vdekjeprurëse, si dhe iranianët që japin mbështetje materiale dhe financiare, tha Thesari në një deklaratë.
“Ofrimi i Iranit për trajnimin ushtarak, financimin dhe armët ndaj talibanëve është një tjetër shembull i ndërhyrjes së ashpër të Teheranit në rajon dhe mbështetjes për terrorizmin. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë nuk do të tolerojnë regjimin iranian duke shfrytëzuar Afganistanin për të avancuar sjelljen e tyre destabilizuese”, thuhet në deklaratë.
Sanksionet e reja ndjekin një valë dhune në Afganistan që i paraprinë zgjedhjeve parlamentare të vendit javën e shkuar.
Të enjten, gjenerali i brigadës ushtarake të SHBA, Jeffrey Smiley, u konfirmua si një nga dy amerikanë të plagosur një sulm që vrau shefin e policisë së provincës jugore afgane të Kandaharit.
Sulmi, prapa së cilit qëndrojnë talibanët, ishte një goditje shkatërruese ndaj qeverisë, duke ia prerë kokën komandës së sigurisë të një prej provincave më të rëndësishme strategjike të Afganistanit dhe duke demonstruar aftësinë e kryengritësve për të goditur edhe liderët kryesorë./Arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...