Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ndjen shumë emocione për përballjen me ish skuadrën e tij – Juventusin.
Reprezentuesi i Francës ka shpenzuar katër sezone te skuadra në Torino para se të rikthehet te “Djajtë e Kuq” për një tarifë madhështore, transmeton portali arbresh.info.
Pasi fitoi titullin në secilën vit te gjiganti italian, ai u rikthye në Old Trafford për një tarifë që theu rekordin e atëhershëm botëror prej 105 milionë euro – plus 5 milionë bonuse.
Sonte (e martë) do të jetë ndeshja ribashkuese me “Zonjën e Vjetër” për herë të parë që nga largimi i tij për shkak se skuadra e tij e vjetër viziton Manchesterin për ndeshjes mes tyre në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve.
“Kam folur me vëllain tim rreth kësaj”, ka pranuar Pogba për faqen zyrtare të UEFA-së, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi thënë: ‘Mund ta imagjinoni sikur shorti të na vendos në të njëjtin grup me Juventusin?”
“Kjo ndodhi dhe është vërtetë e veçantë. Ne të gjithë i kemi dërguar mesazhe njëri-tjetrit se do të shihemi sërish”
“Këtu janë të përfshira shumë emocione sepse unë fillova sezonin tim të parë në një lojë profesionale dhe shënova golin tim të parë te Juventusi”
“Këtu jam zhvilluar si një lojtar dhe prandaj kam shumë respekt për klubin”
“Jam rikthyer në shtëpi. I jam bashkuar akademisë të së rinjve këtu. Unë jam në shtëpi këtu dhe kështu do të qëndrojë gjithmonë. Jam rritur me bashkëlojtarët e mi dhe jam ribashkuar sërish në skuadrën e parë, prandaj është një ngjarje e bukur”
“Karriera që kam pasur dhe tani, me rikthimin në Manchester, është vërtetë e mrekullueshme”
Ndeshja në Old Trafford mes dy skuadrave fillon nga ora 21:00./arbresh.info/
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...