Mbreti saudit dhe princi takohen me familjen e Khashoggit

17:23 | 23 Tetor 2018
Arbresh.info

Mbreti Salman dhe princi i kurorës Mohammed bin Salman kanë pritur anëtarë të familjes së gazetarit të masakruar Jamal Khashoggit në pallatin mbretëror në Riad, raporton agjencia e lajmeve SPA.

Mbreti dhe princi i kurorës kanë ngushëlluar vëllain e Khashoggit, Sahl bin Ahmed Khashoggi dhe djalin e tij Salah Jamal Khashoggi, sipas një raportimi, transmeton portali arbresh.info.

Sahl dhe Salah kanë shprehur falënderimet e tyre për mbretin dhe princin e kurorës, thuhet më tej në këtë lajm.

Khashoggi, një kolumnist i Washington Post dhe një kritik i zëshëm i princit Mohammed, është parë së fundmi duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll me 2 tetor.

Pas më shumë se dy javësh të mohimit se Khashoggi ishte i vdekur, qeveria saudite të shtunën tha se ai ishte vrarë gjatë një përleshje brenda konsullatës dhe tha se vrasja nuk kishte të bënte me shtetin.

Khashoggi ishte një banor i SHBA-ve dhe kishte jetuar në një ekzil të vetë-imponuar në Virxhinia që nga 2017, pak pasi Princi Mohammed ishte emëruar trashëgimtar i fronit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme