Google ADS

Osmani: I mirëseardhur qëndrimi i palëkundur i Gjermanisë kundër prekjes së kufijve

16:38 | 23 Tetor 2018
V. S.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se e mirëpret qëndrimin e deputetit të Parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer, rreth ruajtjes së integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe paprekshmërisë së kufijve.

Këto deklarime Osmani i ka bërë në një status në profilin e saj në Twitter.

“Takim shumë i mirë me deputetin e Parlamentit Gjerman, Peter Beyer. Diskutuam për partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve dhe rritjen e raporteve bilaterale në të gjitha nivelet. E mirëpres qëndrimin e pa lëkundur të Gjermanisë për integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve”, ka shkruar Osmani.

Deklarimet kundër lëvizjes së kufijve, deputeti gjerman i partisë së Angela Merkelit, Peter Beyer, i ka bërë gjatë një takimi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Beyer i kishte thënë Thaçit se ideja për lëvizje të kufijve dhe shëkmbim të territoreve është një ide e rrezikshme.

Ndërsa Thaçi iu kishte kundërpërgjigjur duke i thënë se “ Unë jam president i këtij vendi dhe për këto gjera vendosi vetë”./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme