Khabib zhvillon bisedimet për një super meç, ka një kërkesë të veçantë

16:42 | 23 Tetor 2018
Arbresh Info

Kampioni rus në UFC, Khabib Nurmagomedov ka premtuar për të “vendosur një rekord botëror për shikime” gjatë bisedimeve zyrtare rreth një mega meçi të mundshëm me kampionin e pamposhtur në boks Floyd Mayweather në Moskë.

Një shumë e mundshme prej nëntë shifrave është diskutuar mes Khabibit dhe Mayweatherit qysh pasi luftëtari i lindur në Degestan mposhti Conor McGregorin në katër raunde në UFC 229 për të mbrojtur titullin e tij për pesha të lehta duke i bërë thirrje më pas menjëherë Mayweatherit, transmeton portali arbresh.info.

Khabib, i cili përmirësoi rekordin e tij me 27 fitore dhe asnjë humbje, i ka thënë Mayweatherit, i cili ka një rekord të mahnitshëm me 50 fitore dhe asnjë humbje, pasi mposhti McGregorin në boks se “në xhungël është vetëm një mbret”.

Sot (e martë), Khabib ka postuar një foto të tij në rrjete sociale pas bisedimeve me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Boksit në Rusi, Umar Kremlev.

“Ne (Nurmagomedov dhe Kremlev) kemi folur për meçin me Mayweatherin. Ne dëshirojmë që të ndeshemi në Moskë, në stadiumin legjendar Luzhniki. Ne jemi të sigurt që të mbledhim 100,000 spektator dhe se do të vendosim rekord në shitjet për shikues”, ka shkruar Khabib në llogarinë e tij në Instagram, transmeton portali arbresh.info.

“Por, gjëja më e rëndësishme është se babai im do të jetë në qoshin tim, viza nuk është e nevojshme për në Moskë”, vazhdoi ai duke iu referuar problemeve të mëparshme të babait të tij dhe trajnerit Abdulmanap për marrjen e dokumenteve për të udhëtuar për meçin në SHBA.

Kampioni më pas shtroi një pyetje retorike tek tifozët e tij të shumtë:

“Dhe kam një pyetje për tifozët e mi: A besoni në mua? Ose a mendoni se ai do më mposhtë në boks?”

Një meç në Luzhniki, ku u zhvillua ndeshja e parë dhe finalja e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, do të bënte ndoshta që të thyhej pjesëmarrja më e madhe në histori të boksit dhe Kremlev së fundmi ka thënë se dëshiron që meçi të zhvillohet në Rusi.

“Ne jemi të gatshëm, nëse kjo është ajo që Khabib dëshiron. Khabib bokson mirë, ai e ka shfaqur këtë kundër McGregorit, ku ai ishte një hap para. Sa i përket vendimit, Luzhniki do të ishte më i miri”, ka thënë Kremlev javën e kaluar.

Mayweather insiston se meçi mund të ndodhë vitin e ardhshëm por vetëm në rregullat e boksit si një përgjigje ndaj thirrjes nga Khabib./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BpRfHZ8n3SO/?utm_source=ig_embed

Të ngjashme