Google ADS

Meghan Markle shfaq barkun për herë të parë

16:25 | 23 Tetor 2018
Arbresh.info

Dukesha e Sussex ka mahnitur me pamjen në udhëtimin e saj të parë mbretëror në Fixhi.

Ajo u shfaq në krah të bashkëshortit, princ Harryt me një fustan elegant ngjyrë blu, ndërsa për aksesorë kishte zgjedhur vathë diamanti, transmeton portali arbresh.info.

Meghan Markle kishte zgjedhur fustanin e disenjatores gjermane Daniela Karmuts që kushton 1,095 funta.

Gjithashtu dukesha për herë të parë shfaqi barkun prej shtatzëne që kur u bë publike se çifti mbretëror janë në pritje të fëmijës së parë.

Sipas burimeve, Meghan dhe Harry duan që fëmija i parë të jetë një vajzë.

Ende nuk dihet se kur pritet të sjellë në jetë fëmijën aktorja e dikurshme amerikane, tani e shndërruar në dukeshë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme