Google ADS

Meghan Markle tregon barkun e rrumbullakosur

15:09 | 23 Tetor 2018
A. B.

Por Meghan i ka lënë të gjithë pa fjalë në darkën e organizuar nga presidenti i Fiji-it.

Princ Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle arritën mëngjesin e së martës në Suva, teksa kanë nisur vizitën 3-ditore në këtë vend.

Kur zbriti nga avioni privat, Dukesha e Sussex u shfaq me një fustan ngjyrë panjë dhe një kapele me po të njëjtën ngjyrë.


Por Meghan i ka lënë të gjithë pa fjalë në darkën e organizuar nga presidenti i Fiji-it.

Ajo u shfaq mahnitëse me një fustan të gjatë blu (ngjyra e shtetit të Fiji-t) me pelerinë të markës Safiyaa dhe vathë me diamante të marrë hua nga familja mbretërore. Fustani klasik i tregonte gjithashtu edhe barkun e rrumbullakosur.

Kjo është paraqitja e parë e Meghan-it në një darkë shtetërore, që pas martesës së saj dhe duket kaq mahnitëse.

Ndërkohë Fiji është ndalesa e fundit e Harry-t dhe Meghan në turin 16-ditor. Ata do të udhëtojnë edhe për në Zelandën e re, Tonga dhe sërish në Australi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme