Për shumicën e njerëzve, stresi është bërë pjesë e përditshmërisë së tyre.
Qoftë nga stili dinamik i jetesës, nga obligimet e ndryshme apo çfarëdo arsye që të kenë, shumica e njerëzve nuk mund ta shmangin stresin kohëve të sotme, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim disa mënyra se si mund ta luftoni stresin.
Identifikojeni shkaktarin
Nëse jeni duke pasur problem me muskuj të tensionura, lodhje të tepërt, dhimbje të kokës apo migrenë, atëherë me shumë mundësi stresi mund të jetë pas tyre! A është puna, lidhja e dashurisë apo diçka tjetër? Problemet mund të ndahen në tri kategori: ato me zgjidhje praktike; ato që përmirësohen me kohën; dhe ato që nuk i keni në kontroll. Mësohuni të përqendroheni në të parën dhe injoroni tjerat.
Lëvizeni trupin
Stërvitjet nuk jua shërojnë stresin, por ju ndihmojnë ta qartësoni kokën dhe ju bëjnë të ndiheni sikurse jeni duke e marrë kontrollin. Provoni diçka të re: joga mund të jetë relaksuese, por nuk ka gjë më emocionuese sesa goditja e një thesi të boksit. Mos e trajtoni stresin duke konsumuar alkool, duke pirë duhan apo duke i dyfishuar espresot që i pini – këto nuk janë zgjidhje, por vetëm jua keqësojnë gjendjen mendore dhe fizike.
Flisni me dikë
Nëse jeni lloji i personit që është i hapur për këshilla, atëherë gjeni një shok/shoqe me të cilin mund të bisedoni. Ndonjëherë nuk mund ta shihni vetë zgjidhjen e një problemi pa ju ndihmuar dikush.
Hani shëndetshëm dhe pini ujë
Ka disa dëshmi që sugjerojnë se ajo çfarë hani ndikon në disponimin tuaj dhe gjithsecili e din se efektet e mira të picës zgjasin po aq shumë sa zgjatë edhe vetë pica. Ushqimet e pashëndetshme ju bëjnë më të lodhur dhe më të paaftë për t’u ballafaquar me stresin, prandaj mundohuni t’i përmbaheni dietave që kanë sasi të larta të fibrave, që janë të pasura me karbohidrate, pemë dhe perime. Gjithashtu mundohuni t’i shmangni sasitë e larta të yndyrës, kafeinës dhe sheqerit. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?