Në vendimin, të cilin e ka siguruar kallxo.com, gjyqtarja Nushe Kuka-Mekaj, i ka dhënë afat 30 ditë Prokurorisë Speciale që të bëje përmirësimin dhe qartësimin e aktakuzës në të kundërtën rasti “Veteranët” do të hedhet poshtë.
Sipas Gjykatës dispozitivi i aktakuzës duhet të qartësohet në lidhje me mënyrën se si e kanë kryer veprën penale të akuzuarit: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Sipas vendimit të Gjykatës, Prokuroria duhet të sqarojë se a është kryer vepra me veprim apo me mosveprim.
“Nga përshkrimi faktik i veprës penale rezulton se fjala është për veprime aktive të kryera me dashje, në kontinuitet dhe në bashkëveprim nga të gjithë të pandehurit për një periudhë të gjatë kohore dhe nga rrethanat e përshkuara në aktakuzë rezulton se rritja e numrit të veteranëve është shkaktuar si rezultat i veprimit abuziv e jo si pasojë e mosveprimit për shkak se mosveprimi do të prodhonte ndonjë pasojë tjetër andaj Prokuroria duhet të sqarojë se a është kryer vepra me veprim apo me mosveprim”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Gjykata e ka të paqartë edhe numrin e personave të cilët po pretendohet se po përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme andaj kërkon nga Prokuroria Speciale që ta sqarojë numrin e përfituesve se a janë 20.238 apo 15.115 persona që marrin pensione nga buxheti i Kosovës.
Përpos këtyre, aktakuza përmban edhe kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e pagesës së pensioneve për 20.238 veteranë luftëtarë deri në përfundim të procedurës penale dhe sipas gjyqtares së rastit Nushe Kuka-Mekaj do të ishte më mirë që çështja e tillë të trajtohet në ndonjë procedurë tjetër shkaku i zvarritjes deri në pakufi të këtij procesi gjyqësor.
“Duke qenë se është fjala për një numër tejet të madh të personave, që e tejkalon shifrën prej 20.999, është plotësisht e qartë se vendosja lidhur me kërkesën pasurore juridike krahas procedurës penale do ta devalvonte çështjen penale si çështje të dorës së dytë dhe do ta zvarriste procedurën deri në pakufi, prandaj konsideroj që çështja e tillë të trajtohet në ndonjë procedurë tjetër me iniciativë të Prokurorit “, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Arsyeja e një zvarritjeje të tillë sipas Gjykatës është se nëse lejohet masa e sigurisë vendimi duhet t’u dërgohet 20.238, veteranëve, që janë të prekur nga kjo masë e që kanë të drejtë ankese, për të cilat duhet të vendos kolegji prej tre gjyqtarëve, dhe duke e pasur parasysh numrin e madh të ankesave që do të paraqiteshin, procesi gjyqësor do të zvarritej deri në pakufi.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “VETERANËT” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Gjithashtu, në aktakuzë është propozuar që Gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...