Kjo deklaratë e Sala Berisha Shalës (PDK) erdhi pasi Hykmete Bajrami (LDK) tha se “ju mos u merrni me mua se nuk keni shancë me më citu mu.”
“Për me i mbështetë militantët tonë krejt kemi aftësi më i mbështetë. Unë e di që ndikimi im është 0 këtu”, tha Bajrami e LDK-së.
Shumë mirë që e din”, iu përgjigj Sala Berisha- Shala.
Hykmete Bajrami e vazhdoi polemikën rreth kësaj çështjeje.
“Nuk po e kuptoj pse nuk po e hap komisionin. Ne po dyshojmë që ju po e kufizoni numrin e anëtarëve të komisionit intervistues, keni qëllime të caktuara”, tha ajo.
“Mirë që e ke kuptu që ke ndikim zero. Sa herë që çohesh me disponim ndryshe ne nuk mundemi me hapë këtë çështje… Po dokesh amatore në politike me këto sjellje të vrazhda”, u përgjigj sërish Berisha Shala.
“Unë e di që ju vjedhni”, replikoi deputetja e LDK-së.
Ky debat nisi pasi anëtari i komisionit parlamentar Muharrem Nitaj (AAK) ngriti çështjen e panelit vlerësues për anëtarët e Bordit të KOSTT duke pyetur se cili është roli i këtij paneli vlerësues për Bordin e KOSTT.
“E kam votuar duke mos pasë të gjitha informacionet e duhura, po kërkoj që ju ta konsultoni ligjin. Po ju tregoj që çështja e një votimi të ngjashëm ka shku në Kushtetuese në Komisionin tjetër ku jam kryesues se nuk kanë marrë të gjithë anëtarët e komisionit në votim”, tha Nitaj.
Liburn Aliu (VV) propozoi që prapë të hidhet në votim paneli vlerësues.
“Nuk po du me thanë që ka motiv prapa kësaj dhe për hir të kësaj të hidhen prapë në votim të gjithë anëtarët”, tha Aliu.
Memli Krasniqi (PDK) tha se për Bordin e KOSTT është hera e parë që Kuvendi e merr këtë përgjegjësi.
“Pavarësisht vendimit të panelit në fund komisioni e jep votën. 3 anëtarë përfaqesojnë pozitë opozitë komunitete në mënyrë të balancuar”, tha Krasniqi.
Pas këtij debati Nitaj u tërhoq nga propozimi i tij.
Dardan Sejdiu (PSD) deklaroi se nuk do të jetë pjesë e këtij paneli vlerësues por kërkoi bashkëpunim të Komisionit.
Memli Krasniqi tha që e gjithë kjo po bëhet për për të bërë bllokadë.
“Tek e fundit bllokone, keni blloku procese më të rëndësishme për Kosovën”, Krasniqi.
Edhe Sala Berisha- Shala pati vlerësim të njëjtë sikur Memli Krasniqi.
“Po du me përsëritë që ju po doni me blloku Bordin e KOSTT”, Berisha Shala.
Më herët, ky Komision ka dërguar në Kuvend për votim listën me katër emra për kryesues të Bordit të ZRrE-së.
Katër emrat për kryesues të Bordit të ZRrE-së të cilët kanë ardhur nga Qeveria në Komision janë: Fadil Ismajli, Petrit Pepaj, Bekim Jakupi, Përparim Kabashi.
Kryesuesja e Komisionit Sala Berisha Shala tha se debati për këtë temë është shtjerrë.
“Lista me 4 emra që e ka dërgu Qëveria, dërgohet në seancë”, tha Berisha-Shala.
Anëtarët e Komisionit me shumicë të votave votuan për ta dërguar në Kuvend propozim vendimin me katër emra për kryesues të Bordit të ZRrE-së.
Asnjë anëtar nuk votoi kundër dhe asnjë prej tyre nuk abstenoi.
Në një nga mbledhjet e kaluara, qeveria e Kosovës kishte miratuar listën e njëjtë me katër emra për bordin e ZRRE, por në mënyrë misterioze, dy prej këtyre emrave (Fadil Ismajli dhe Përparim Kabashi) ishin larguar nga lista në qeveri kur propozimet shkuan në Kuvend për shqyrtim dhe votim.
Javën e kaluar, qeveria mori një vendim të dytë në të cilin u përfshinë sërish të katër emrat.
Emisioni “Drejtësia në Kosovë” të premten e kaluar e ka transmetuar një hulumtim rreth kësaj afere.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...