Mund të jetë edhe LaFerrari. Janë bërë një dekadë, që kur Ferrari është duke provuar makina hibride.
Vetëm se deri më tani, nuk e ka sjellë ndonjë super-makinë të elektrifikuar, krahas LaFerrarit një milionësh, por duket se kjo mund të ndryshojë ditëve në vijim, transmeton Telegrafi.
Në pistat e Fiorano, që ndodhen afër fabrikës në Maranello të Italisë, është parë një Ferrari me shtresa të rrënda kamuflazhi, që besohet të jetë i elektrifikuar.
Sipas madhësisë, ngjanë me 488 GTB, teksa paralajmërimet në dyer dhe bateria në pjesën e poshtme, tregojnë diçka tjetër. Të pranishmit, tregojnë edhe për tingull të çuditshëm që lëshonte.
Prodhuesi italian, e ka sjellë makinën e parë hibride më 2009, ndërsa tani pas afro dhjetë vitesh, mund t’i ketë hyrë punës, për një hiper-makinë elektrike.
Mediat që merren me automobilizëm, konsiderojnë se ky Ferrari që sipas të gjitha gjasave do jetë i elektrifikuar, do të prezantohet jo më larg se dhjetori i këtij viti. /Telegrafi/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...