Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, dënimin me burg prej dy vjetësh do të duhet të mbajë në burgun e Kumanovës, ku më 9 nëntor do të duhet të paraqitet në këtë burg, mëson TV21 i Shkupit nga burime jozyrtare.
Megjithatë, pritet të shihet nëse ish-Kryeministri do të shpëtojë pa burg, pasi gëzon imuniteti si deputet, ndërsa dënimi është 2 vjet.
Ish-kryeministri u dënua për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë blerjes së makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove.
Është interesante se gjatë mandatit të tij, në vitin 2013 Gruevski hapi burgun e ri në Kumanovë, ku tani mund të vuajë dënimin./TV21/
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje