Asnjë prej studentëve të Universitetit St Andrews në Skoci, nuk e di pse festuan të mbuluar me shkumë – por, ata e kanë bërë dhe u kënaqën shumë.
Kjo formë e festimit, që shënon ditën e fillimit të studimeve në universitetin që është ndër më të vjetrit në Britaninë e Madhe, është shumë e lashtë dhe nuk dihet tamam kur ka filluar, transmeton Telegrafi.
Sipas disa hulumtuesve, këtë e kanë bërë fillimisht prindërit, që i lyen fëmijët me shkumë, pasi t’i kenë veshur me kostume të ndryshme. Pjesërisht, fillim i festimeve të Halloween.
“Çfarë po ndodhë, pse po festojmë kështu, janë pyetje të shpeshta, që askush nuk e di përgjigjen”, ka thënë një studente, para se të shtonte se ka bërë shumë qejf.
St Andrews është themeluar më 1413 dhe është universiteti më i vjetër në Skoci, teksa festa e veçantë e studentëve filloristë është shënuar edhe sivjet. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...