Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur rreth kërcënimit me vdekje që ka marr nga një letër anonime për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Bahtiri ka thënë se ka qenë i vetëdijshëm që rasti i urës mbi lumin Ibër është specifik dhe i vështirë.
Ai tha se në këtë rrugë që ka nisur nuk mund ta ndal askush.
“Absolutisht jo, nuk kam çka mendoj në atë drejtim. Rasti është me telashe dhe specifik. I kam ditur të gjitha këto dhe nuk e kam atë problem pasi rrugën time nuk mund ta ndal askush”, ka thënë ai.
Bahtiri po ashtu tha se për përurimin e urës së Ibrit iu ka bërë ftesë edhe tetë këngëtarëve me famë botërore, duke përfshirë këtu edhe Shakirën.
Bahtiri u shpreh se situata aktuale në Mitrovicë nuk është për tu qeshur, pasi siç tha ai shqiptarët e shpërngulur në jug duhet të kthehen nëpër shtëpi të tyre, në veri të Mitrovicës.
“Ne iu kemi bërë kërkesë zyrtare jo vetëm Shakirës, por edhe tetë të tjerëve por presim përgjigjen e tyre pasi jemi duke negociuar. Çdo njeri që është i fuqishëm ndërkombëtarë kishte me dhënë kontribut. Kjo nuk është për të qeshur, por për tu qajt sepse të gjithë mund t’i ndihmojnë këtij procesi…Është shumë me rëndësi që kjo urë të hapet dhe qytetarët të lëvizin lirshëm, por edhe shqiptarët të kthehen nëpër shtëpi të tyre në veri. Shtëpitë që iu kanë kallur t’ua mbarojnë. Kjo është një brengë e madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Po mundohem të bëj gjithçka që është e mundur”, theksoi ai.
Kryetari i Mitrovicës potencoi se dëshiron ta bëj përurimin e urës në mënyrën më të mirë të mundshme me një yll botëror.
“Ju e dini se si e kam gjet Mitrovicë, dhe tash po dua ta përfundoj në mënyrën më të mirë të mundshme me një yll botërorë i cili bën ftesë për paqe, për bashkim, lirim të urës dhe për qetësi absolute e kjo është në dobi absolute. Një yll botëror i bashkon popujt. Duhet të jetë një yll botëror, i cili është neutral”, tha ndër të tjera, Agim Bahtiri.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...