Lidhja e fëmijëve për t’i qetësuar para se të flenë mund të ketë pasoja të rënda, paralajmërojnë mjekët.
Sipas disa mjekëve australianë, teknika e mbështjelljes së gjymtyrëve të foshnjave me batanije është e dëmshme për ta, pasi mund të shkaktojë probleme me legenin dhe mund të lindë nevoja për t’u operuar. Metoda e lidhjes së bebeve përdoret shpesh për t’i qetësuar ato dhe për të parandaluar sindromën e vdekjes së papritur, megjithatë, një studim i publikuar tek një gazetë australiane thotë se kjo metodë mund të pengojë zhvillimin e gjymtyrëve të fëmijëve.
Foshnjat që kanë thyerje në legen gjithashtu nuk mund të diagnostifikohen derisa të rriten. “Në komunitetin e mjekëve ortopedë të Amerikës së Veriut, Britanisë së Madhe dhe Australisë, lidhja e bebeve është një shqetësim në rritje. Ajo mund të çojë në zhvillimin e displazisë së legenit”, shkruhet në studim.
Fëmijët duhet t’i lëvizin këmbët lirshëm dhe t’i përkulin ato në pozicionin e bretkosës, thonë mjekët.
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...