Google ADS

Dhimbja e stomakut nuk është e vetmja shenjë e helmimit

08:17 | 23 Tetor 2018
Arbresh.info

Rreth 48 milion helmohen nga ushqimi çdo vit. Ja se si të njohin simptomat më të zakonshme të helmimit të ushqimit.

Në kundërshtim me fjalët e të tjerëve, helmimi nga ushqim nuk ju dërgon menjëherë në banjo nga dhimbja e stomakut . Djersitja mund të jetë shenja e parë e helmimit dhe një tregues se gjërat po përkeqësohen shumë.
Ndërsa përzierja dhe vjellja janë shenjat dalluese të helmimit me ushqim, sa shpejt shfaqen simptomat do të varen nga lloji I bakteret .

Për shembull, bakteret që gjënden në mishin e shijshëm, hummus, ose qumësht të papërpunuar dhe në djathra, mund të shkaktojnë simptoma diku nga tre deri në 70 ditë pas ekspozimit, ndërkohë që Salmonella, më së shumti kontaminon vezët mund të shkaktojë shfaqjen e simptomave brenda 12 deri në 72 orë.

Diarrea është një shenjë e dukshme e helmimit nga ushqimi, por si mund të dalloni një diarre të zakonshme të shkaktuar nga një virus i stomakut nga diarrea që shkaktohet nga ushqimi i kontaminuar? Ajo e shkaktuar nga ushqimi është më e shpeshtë dhe ndonjëherë mund të dalloni dhe gjak në të.

Temperatura: gjithashtu është një nga shenjat për të dalluar helmimin. Nqs vazhdon më shumë se 48 orë atëhere duhet të shkoni tek mjeku I familjes.

Dehidratimi: Nëse e kuptoni që ndoshta mund te jëni helmuar gjëja e parë që duhet të bëni është të pini sa më shumë ujë. Në këtë mënyrë ja lehtësoni vetes të gjithë proçesin. Kur gatuani në shtëpi, është e rëndësishme ta trajtoni ushqimin në mënyrën më të sigurtë. Këtu përfshihet mbajtja pastër e hapësirës ku punoni dhe mjeteve të kuzhinës, Larja e çdo produkte dhe mbajtja e tyre në temperaturën e duhur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme