Komisioni për Siguri formon grupet punuese për Projektligjin për Ushtrinë

08:03 | 23 Tetor 2018
Arbresh.info

Sot do të mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje do të bëhet formimi i grupeve punuese për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Mbledhja mbahet në ndërtesën e Kuvendit, prej orës 10:00.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme