Prindër për herë të dytë?! Rezarta dhe Ermali tregojnë për planet e familjes

00:57 | 23 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Kush ka fëmijë, e di shumë mirë se pasi kalojnë disa vite ata fillojnë të shprehin dëshirën për të pasur një motër ose vëlla të vogël.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe vajza e këngëtares Rezarta Shkurta, Hera e cila i ka kërkuar mamit të saj një motër të vogël. Madje ajo ka vendosur ta quajë Jume.

Këtë gjë e ka bërë publike këngëtarja me anë të një videoje në rrjetet sociale, ku dëgjohet teksa bisedon me vajzën e saj. Hera shprehet gjithashtu se rrobat nuk do t’i ndajë me të, pasi janë vetëm të sajat.

Postim i bërë nga Rezarta Shkurta në Instagram
“Kjo është kërkesa e Herës, se mami me babin nuk e kanë në plan,”- shkruan Rezarta në ‘Instastory’.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë bashkëshorti i Rezartës, Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha u lirua nga burgu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme