Aeroporti i ri në Stamboll, faza e parë e të cilit më 29 tetor do të hapet nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përmban karakteristika të shumta me të cilat do të jetë i njohur në botë, qoftë për nga madhësia, infrastruktura, sistemi i sigurisë apo ngritja, raporton Anadolu Agency (AA).
Kompania e themeluar në tetor të vitit 2013 ”Istanbul Grand Airport (IGA)” për 5 vite punon në realizimin e këtij megaprojekti.
Për hapjen e fazës së parë e cila do të shërbejë 90 milionë pasagjerë në vit, janë investuar 6 miliardë euro.
Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76.5 milionë metra katerorë ndërsa faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023. Për ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë një nga më të mëdhatë në botë, janë angazhuar rreth 10 mijë njerëz.
Pas përfundimit të punëve aeroporti do të përbëhet nga 6 pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do të shërbejë rreth 200 milionë pasagjerë.
Pasi që aeroporti të vihet në funksionim, kompania për 25 vite duhet të paguajë 26 miliardë euro pagesa vjetore, përfshirë dhe taksat, apo rreth 1.1 miliardë euro në vit.
Gjatë fazës së parë janë planifikuar 5 aterime në ditë dhe po aq fluturime. Fluturimet janë parashikuar për brenda vendit, drejt Ankarasë, Izmirit, Antalisë, si dhe drejt Republikës Turke të Qipros Veriore dhe Azerbajxhanit, të cilat do të jenë fluturimet e para ndërkombëtare.
Pritet që në aeroport në ditë të aterojnë 2.000 avionë, nga më shumë se 350 destinacione, ndërsa shërbimet e tyre do t’i ofrojnë 250 kompani ajrore.
Aeroporti i ri që para hapjes ka marrë disa çmime, prandaj pritet që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndërtesa e terminalit të aeroportit shtrihet në 1.3 milionë mtera katrorë dhe do të jetë ndër më të mëdhatë në botë. Pamja e brendshme dhe e jashtme janë inspiruar nga motive të arkitekturës turke.
Aeroporti i ri do të lidhet edhe me hekurudhë deri në qendër të qytetit ndërsa punimet ende vazhdojnë. Janë nënshkruar dhe kontrata me kompani taksie të licencuara të cilat do të përmbushin disa standarde për ofrimin e shërbimit.
Po ashtu aeroporti do të shfrytëzojë teknologjinë më të re ndërsa do të vendosen edhe radarë dyshemeje.
Çdo lëvizje do të regjistrohet në një largësi prej 2,5 kilometrash dhe çdo 60 metra do të ketë kamerë fikse, në çdo 360 metra kamera PTZ, në çdo 720 metra kamera termale dhe senzorë fibra optikë. Në pika kontrolli do të vendosen pjesëtarët e forcave të sigurisë.
Tek 9.000 kamerat e mençura të vendosura në terminal dhe parkingje janë instaluar 8 profile të sjelljeve të dyshuara. Ata që do të kenë një nga këta, menjëherë do të detektohen.
Gjithashtu janë vendosur dhe sisteme për njohjen e targave si dhe infrastrukturë për skanimin e fytyrës.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele