Deputeti demokrat Flamur Noka është shprehur sot gjatë një interviste për Ora neës, se në dosjen e të arrestuarve të së dielës gjendet dhe emri i kryebashkiakut të Durrësit.
Sipas Nokës dosja me numër 339/2016 është denoncuar nga Lulzim Basha që në nëntor të vitit 2017.
“Arrestimet e 24 orëve të fundit janë pjesë e të njëjtës dosje penale për të cilën Lulzim Basha akuzoi Vangjush Dakon në nëntor 2017 se ishte kapur në përgjim me kriminelët për të blerë vota.
Gjatë intervistës për Ora News, deputeti Flamur Noka tha se “Procedimi penal për Vangjush Dakon mban numrin 339/2016.
Në bazë të kësaj dosje, 339/2016 është bërë arrestimi i personave pasditën e së dielës. Policia, qëllimisht e ka fshehur numrin e procedimit penal, në mënyrë që mediat të mos lidhin këto arrestime me akuzën që Lulzim Basha ka bërë 1 vit më parë për Vangjush Dakon.”- tha Flamur Noka.
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...