Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se SHBA do të “fillojë të ndalojë” ndihmat në Guatemala, Honduras dhe El Salvador.
Trump kritikoi të tre vendet që kanë lejuar njerëzit të largohen nga rajoni dhe të “vijnë në mënyrë të paligjshme” në SHBA, transmeton portali arbresh.info
Deklarata e fundit e Trump ka ringjallur një bisedë kombëtare mbi imigracionin përpara zgjedhjeve afatmesme në SHBA.
Karvani i mijëra njerëzve tani është duke kaluar nga Meksika drejt SHBA-ve.
Trump ka akuzuar emigratët se po përpiqen të hyjnë në mënyrë të paligjshme në SHBA, por shumë nga familjet thanë se po udhëtojnë drejt kufitit që të kërkojnë azil.
Emigrantët kanë thënë se janë duke u larguar nga persekutimi, varfëria dhe dhuna në vendet e tyre.
Të dielën, karvani i emigrantëve ka arritur në qytetin Tapachula, rreth 37km nga kufiri jugor i Meksikës me Guatemalën.
Autoritetet meksikane më parë u përpoqën t’i ndalonin ata në një urë kufitare, por disa arritën të kalonin në Meksikë në mënyrë të paligjshme me anije mbi lumin Suchiate.
“Ne jemi djegur nga dielli, por kemi ardhur deri këtu dhe forca jonë është me e madhe se frika nga kërcënimet e Trump”, ka thënë një nga emigrantët./arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...