Google ADS

Buffon me një parashikim të jashtëzakonshëm rreth Kylian Mbappes

22:29 | 22 Tetor 2018
Arbresh Info

Kylian Mbappe ka potencial për tu bërë njëri nga lojtarët më të mirë ndonjë në botën e futbollit.

Kështu beson portieri i Paris Saint Germain, Gianluigi Buffon, transmeton portali arbresh.info.

Në moshën 19-vjeçari, Mbappe ka siguruar tashmë dy tituj në ligë dhe bartë gjithashtu medaljen si fitues i Kampionatit Botëror. Forma e tij para portës ka vazhduar edhe mbrëmjen e së shtunës ku Paris Saint Germaini demoloi skuadrën e Amiens duke e mposhtur me rezultat të thellë 5 me 0.

Mbappe shënoi golin e tij të 11-të brenda vetëm nëntë ndeshjeve këtë sezon dhe Buffon pas kësaj ishte me plotë lëvdata ndaj sensacionit të ri.

Buffon ka zbuluar atë se çfarë i ka thënë Mbappes që ka nevojë për të bërë në mënyrë që të mbahet mend si njëri nga lojtarët më të mirë në histori.

“Nëse vazhdon me dëshirën për të qenë i pari, për të qenë një kampion i mrekullueshëm dhe me dëshirën për punë që të përmirësohet, ai do të ketë një karrierë të mrekullueshme para tij”, ka thënë Buffon për ‘Canal+’, transmeton portali arbresh.info.

“Dhe kur them mrekullueshëm, nënkuptoj njërin nga më të mirët në histori”

“Mbajtja e mentalitetit është pengesa më e madhe sepse ai është ende shumë i ri dhe mund t’i duhen 15 vite”

“Të pasurit mentalitetin e duhur për një kohë aq të gjatë nuk është e lehtë. Të duhet shumë energji”

“Por, unë i kam treguar atij sepse e di se mund ta bëjë këtë. Ai ka fuqi për ta bërë këtë”

PSG do ta pres në Parc des Princes skuadrën e Napolit të mërkurën në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme