Para ndeshjes së Juventusit kundër Manchester United në Ligë të Kampionëve, Cristiano Ronaldo i është adresuar akuzave për përdhunim e modeles amerikane Kathryn Mayorgas.
Ronaldo ka lëshuar një deklaratë në rrjete sociale më parë duke i vlerësuar këto lajme si të “rrejshme”, megjithëse polica në Las Vegas ka rihapur hetimet rreth asaj që ndodhi në vitin 2009 pas ankesave që përfshijnë modelen Mayorga e cila pretendon se ajo ishte përdhunuar nga lojtari, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi dhënë deklaratë dy javë më parë”, ka thënë ai. “Sigurisht, nuk do t’iu gënjejë rreth kësaj situate”
“Avokatët e mi kanë besim dhe unë kam po ashtu. E vërteta gjithmonë vjen e para”
“E di që unë jam një shembull 100 për qind si në fushë ashtu edhe jashtë saj”
“Unë gjithmonë buzëqeshi, jam i bekuar, luaj në një klub fantastik, kam një familje fantastike, jam i shëndetshëm dhe kam gjithçka”
“Pjesa tjetër nuk ka ndikim tek unë”
Duke kthyer vëmendjen te ndeshje, Ronaldo pret një test mjaftë të vështirë për skuadrën e tij të Juventusit, por e di se ata posedojnë atë që duhet për të dalur fitues nga Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë”, ka thënë lojtari. “United është një skuadër e mirë dhe ata janë duke luajtur në shtëpi. Do të jetë e vështirë për ne dhe ne kemi armët tona, ne jemi Juventusi”
“Nëse ne luajmë mirë dhe luajmë ashtu si dëshiron trajneri që të luajmë, atëherë ne kemi një shans të mirë për të fituar. Ne duhet të respektojmë United, pasi ata janë një skuadër e mrekullueshme”
“Është emocionuese për mua që të rikthehem aty. Kam njohur për historinë këtu dhe unë kam fituar shumë trofe këtu. Mbështetja është fantastike dhe Sir Alex Ferguson është një person të cilin unë nuk do ta harrojë kurrë për shkak të ndikimit madhështor në karrierën time”
Takimi mes Manchester United dhe Juventusit zhvillohet të martën nga ora 21:00./arbresh.info/
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...