Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të kapin dhe të shkatërrojnë raketat ruse me rreze të mesme të vendosura në kundërshtim me traktatin e fuqive bërthamore me rreze të mesme të firmosur në vitin 1987 nga presidentët Regan dhe Gorbaçov, që mund të godasin vendet anëtare të NATO-s në Evropë, apo Alaskën në Amerikë: kështu është shprehur ambasadorja e SHBA-ve në NATO, Kay Bailey Hutchison. “Ne jemi përpjekur të dërgojmë një mesazh në Rusi për kaq shumë vjet”, thotë ambasadorja, duke shpjeguar se “ne jemi në dijeni për shkeljet e tyre të traktatit, por tani po ndërtojnë një raketë të ndaluar balistike me rreze të mesme. Ky është një fakt për të cilin kemi prova”.
Fjalët e Hutchison erdhën pasi presidenti Trump njoftoi tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja e raketave bërthamore. Shtëpia e Bardhë kërkon një pakt të ri me Rusinë dhe Kinën. Pa një marrëveshje të re, edhe me Kinën, Pentagoni do të zhvillojë armatim të ri. “Nëse Rusia dhe Kina nuk do të vijnë tek ne dhe nuk do të na thonë se asnjëri prej nesh nuk duhet të zhvillojë armatim të ri dhe në vend të kësaj ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, kjo do të jetë e papranueshme për ne. gjithashtu kemi shumë para për të luajtur me forcat tona të armatosura”, shtoi Trump.
Tërheqja e Uashingtonit nga traktati i çarmatimit bërthamor është një hap shumë i rrezikshëm. Këtë e theksoi zëvendës ministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov, duke shtuar se vendimi i marrë nga Donald Trump do të “dënohet” nga bashkësia ndërkombëtare. Traktati është një nga momentet kryesore të uljes së tensioneve që çoi në përfundimin e Luftës së Ftohtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. U nënshkrua në 1987 në Uashington nga Ronald Reagan dhe Michail Gorbaçov për të kufizuar numrin e raketave të vendosura në Evropë, si rezultat i samitit historik midis dy udhëheqësve të mbajtur vitin e kaluar në Rejkjavik.
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...