Google ADS

Agim Bahtiri tregon për takimin me Goran Rakiq

19:01 | 22 Tetor 2018
V. S.

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se ndonëse ka pasur një takim aspak të mirë me  kryetarin e Mitrovcës së Veriut, Goran Rakiq, nuk dyshon se ai mund të ketë dorë në kërcënimin ndaj tij.

Përveç kësaj në Info Magazine të Klan Kosovës, Agim Bahtiri tha se ndihet i zhgënjyer që Bashkimi Europian e ka stërzgjatur procesin e hapjes së Urës së Ibrit, ndërsa komentoi edhe këshillat që Kryeministri Ramush Haradinaj i dha atij sa i përket këtij procesi.

”Ende nuk e di kush mund të jetë, janë organet e drejtësisë që po merren. Të shohim se kush fshihet prapa këtij kërcënimi të bërë ndaj meje”.

”E di që një takim jo të mirë e kam pasur me Goran Rakiq tre javë më herët. Por nuk mendoj që prej tij vjen një kërcënim prej një kryetari të komunës”.

”Ne që nga 2014 jemi në proces të hapjes së urës. Kërkesa ime ndaj BE-së ka qenë të jap sqarime pse spo ndodh kjo hapje e urës”.

”Kam dhënë një kontribut të veçantë në këtë drejtim dhe jam këmbëngulës që kjo të vazhdojë edhe më tej progresin e saj. Urat janë për tu lidhur qytetet”.

”Dhe jam shumë i zhgënjyer sepse edhe durimi e ka kufirin deri diku dhe negociatat e kanë përfundimin. Nëse do e kisha hapur urën do e kishin thirrur edhe Këshillin e Sigurimit. Kjo nuk po ndodh më zotrin Rakiq dhe edhe Kryetari i Kuvendit është në këtë pikë për të çuar këtë pikë në vend”.

”Kjo  nuk guxon të ndodh sepse Bashkësia Ndërkombëtare është garantuese e marrëveshjes. Asnjëherë nuk ka qenë më stabil qyteti i Mitrovicës”.

”Duhet të fillojë procesi dhe të mos akuzohet njeriu i paqes. Edhe nga Qeveria e Kosovës Ramush Haradinaj thotë se duhet të tregohemi të kujdesshëm, unë e di sepse jam shumë më përpara se zotri Ramush Haradinaj. Jam më i kujdesshëm se ai, sepse e di si të sillëm me njerëzit lokal aty”.

”Sot kërkoj që qytetarët të jenë të qetë, por asnjëherë në tavolinë s’do të jem i qetë për të zhbllokuar një urë e cila ka ndarë Mitrovicën tash e një kohë të gjatë”./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme