Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri ka folur për kërcënimin që ka marrë së fundmi.
Ai ka thënë se me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.
“Ata duhet me dhënë hetuesia e Kosovës që është duke u marrë me të, është niveli qendror dhe lokal edhe ndërkombëtarët dhe është shumë e qartë adresa nga ka ardhë. Adresa është shumë e qartë dhe këta munden me dhënë Policia e jo Agim Bahtiri.”, ka thënë ai në Klan Kosova.
Bahtiri ka treguar se kërcënimi për të ka ardhur nga njerëzit e njejtë që e patën kërcënuar edhe politikanin serb, Oliver Ivanoviq.
“Unë thash nuk mundem me dhënë asnjë sqarim në këtë drejtim derisa nuk e jep Policia e Kosovës, por kërcënimet e tilla i ka pas edhe Oliver Ivanoviq, nga të njëjtit njerëz. Unë nuk po them me Listën Serbe, unë nuk e di, por grupet e tilla që kërcënojnë në mënyrë të hapur është pak problematik. “, ka shtuat tutje ai.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk frikësohet nga kërcënimet e tilla, porse ka qejf të jetojë gjatë pasi që ka punuar shumë.
“Unë nuk frukësohem asnjëherë, kam qejf të jetojë shumë, pasi që kam punuar shumë të jetojë por vdekjes nuk i frikësohem asnjëherë. Kushdo kur të dojnë, kësajde jam. Procesi i cili u nisë nuk ka me u ndalë edhe me vdek unë krejt dhe grupet e njerëzve të tillë e kanë kot tek unë”, vlerësoi ai. /klan kosova/
Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevo...
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në B...
“Më pëlqen Cristiano, por idhulli im është Messi”, sensacion...
Trump: Vdekja e Sinwar lehtëson perspektivat e paqes në Gaza
Bislimi: Progresi i integrimit evropian të Kosovës, nuk ka q...
Theren me thikë dy të mitur në Fier, në pranga bien dy perso...