Në fushën ekonomike, thotë Hoti, janë përgjysmuar investimet e jashtme, trendi i papunësisë tash është në rritje, sektori privat po stagnon, reformat ekonomike të filluara me intenzitet të lartë në Qeverinë Mustafa tash janë braktisur plotësisht.
“Buxheti i shtetit është dëmtuar ndjeshëm me vendime për shpenzime pa asnjë kriter dhe me skema sociale të pa menduara, të bazuara vetëm në qëllime elektorale. Në anën tjetër, “temat e mëdha” për të cilat tema gjoja është themeluar kjo qeveri përbëjnë një mashtrim të madh. Demarkacioni me Malin e Zi u votua ashtu siç ka qenë. Nuk ka asnjë marrëveshje tjetër për rishikim të vijës kufitare”, ka shkruar Hoti.
Thotë se Z.Thaçi e ka mashtruar pastër z.Haradinaj me letrën e tij të nënshkruar me Presidentin e Malit të Zi, e cila nuk përmbante asnjë garanci më shumë se mund të korrigjohet vija kufitare se sa ajo që ekzistonte në marrëveshjen e demarkacionin.
“Dialogu me Serbinë është në qorrsokak dhe për këtë nuk ka dakordim as nga vetë koalicioni i pakicës qeverisëse, e jo më me opozitën që përbën 60 për qind të elektoratit. Administrata është stërngarkuar me militantë partiakë që po kushtojnë miliona euro taksa të qytetarëve. Politika e jashtme ka dështuar plotësisht të sjellë njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thotë tutje.
Në këtë situatë, shkruan Hoti, vetëm zgjedhjet e reja mund të krijojnë stabilitetin e nevojshëm institucional për tu marrë me probleme të jetës së përditshme të qytetarëve. LDK-ja është e gatshme për këtë proces. E gjithë opozita është e unifikuar në këtë çështje se vetëm zgjedhjet e reja mund të nxjerrin vendin nga kjo situatë. Në një situatë tjetër, vetë qeveria do të tërhiqej për të hapur rrugë për proceset demokratike.
“Deklarimi e Kryeministrit se “duket se do të qëndrojë deri në fund të mandatit” reflekton logjikën qeverisëse të njerëzve të etur për pushtet, e jo për tu shërbyer qytetarëve bazuar në parimet demokratike. Ai e ka të qartë se qeveria që drejton mund të bie në çdo moment dhe është i kënaqur nëse e shtynë edhe një ditë më tepër. Kemi shumë punë në qeverinë e ardhshme për tu marrë me dëmet e shkaktuara nga kjo qeveri e pakicës”, ka përfunduar ai.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...