Subjekti politik, Lista Serbe, ka thënë se sulmi i djeshëm ndaj pelegrinëve serbë në Istog është shembull i jotolerancës fetare që është e paprecedent në Evropë.
Drejtuesit e këtij subjekti fajësojnë edhe bashkësinë ndërkombëtare për këtë sulm, shkruan Blic.rs.
“Të nxitur nga heshtja e bashkësisë ndërkombëtare për ngjarje të tilla, ekstremistët shqiptarë vazhdojnë persekutimin të gjithçkaje serbe në Kosovë dhe Metohi – që shihet nga partitë politike serbe në Kosovë dhe shihet qartë nga deklaratat e disa zyrtarëve ndërkombëtarë se Kosova ka të drejtë ta ketë ushtrinë e saj, që në Kosovë dhe Metohi u interpretuan si e drejtë sovrane për të gjuajtur gur mbi serbët”, thotë Lista Serbe.
“Ky sulm do të jetë një njollë mbi fytyrën e shqiptarëve të Kosovës ashtu sikur në atë të bashkësisë ndërkombëtare përfaqësuesit e së cilës s’kanë guxim që të reagojnë ndaj këtyre shpërthimeve të urrejtjes”.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte