Denveri befason kampionin

11:21 | 22 Tetor 2018
Arbresh.info

Befasi në ndeshjet e luajtura sot në NBA, me kampionët e Golden State që u mundën 100:98 nga Denver jashtë fushe.

Një ndeshje me rivalitet dhe emocione, më e mirë për miqtë në pjesën e parë, ku u dalluan Curry me 30 pikë e Durant me 20 pikë e 11 rebaund, por që s’mjaftuan. Për Denver, që luajti më mirë në pjesën e dytë dhe ende nuk ka asnjë humbje këtë sezon, diferencën e bënë Harris me 28 pikë e Jokic me 23 pikë e 11 rebaund.

Rezultatet e sotme

Cleveland – Atlanta 111:133

Oklahoma – Sacramento 120:131

Denver – Golden State 100:98

Clippers – Houston 115:112

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme