Macja i shpëton jetën pronares së saj dy herë

23:32 | 21 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Angela Timming thotë që ja detyron jetën maces së saj. Kjo e fundit zbuloi që diçka nuk shkonte me shëndetin e pronares së saj. Siç dihet macet nuk janë shumë miqësore rreth njerëzve.

Macja e Angela-s, Missy, kishte filluar të tregohej e dashur dhe të rrinte të gjithë kohën mbrapa saj. Në këtë moment, ajo kishte filluar të dyshonte që diçka nuk shkonte. Missy ulej çdo ditë në kraharorin e gruas. Ajo kish filluar të ndjente dhimbje, dhe shkoi të shikonte një doktor. U zbulua prania e disa qelizave pre kanceroze të cilat u hoqën me anë të një operacioni.

Sikur mos mjaftonte kjo, dy vjet më pas macja filloi të sillej sërish çuditshëm. Duke pasur në mend herën e parë, Angela shkoi menjëherë te doktori. Kësaj rradhe ju tha që i nevojtej sa më shpejt një mastektomi sepse kishte kancer gjiri. 45 vjeçarja thotë për mediat lokale të Newcastle:

“E dija që qentë kishin një instikt në rastet kur diçka nuk shkonte me pronarët e tyre por nuk e dija për macet, prandaj në fillim nuk dija ç’të bëja. Si të gjitha macet, Missy nuk është dhe aq e dashur prandaj sjellja e saj ishte shumë e çuditshme. Ajo ulej gjithnjë në të njejtin vend në kraharorin tim dhe prekte çdo herë të njejtën zonë”.

Fatmirësisht kanceri u zbulua herët e nëse nuk do ishte për Missy-n do kishin kaluar muaj para se të shfaqeshin shenjat e para të sëmundjes. Tani Angela është duke organizuar një fushatë bamirësie që të mbledhi të ardhura për shoqatën e “Kujdesit për Kancerin e Gjirit” dhe është duke ndarë historinë e saj me të gjithë. /Blitz.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme