Vampirë në Dublin – Në Dublin, ‘Bram Stoker Festival’ i cili zhvillohet në datat 26-29 tetor është vërtet frymëzues.
Para se këto festime të transformoheshin në rite kristiane, në vigjilje të festës së ‘Të vdekurve’, në Irlandë kjo njihej si Samhain, një festë pagane me origjinë kelte, e cila shënonte fundin e verës dhe ardhjen e natës së gjatë dhe misterioze, në të cilën mbyllej dera që ndante të vdekurit me të gjallët.
Sot, festivali pagan i Samhain, me rrënjë irlandeze, është përhapur në të gjithë botën. Por, gjithçka nisi në Irlandë dhe pikërisht aty është vendi ideal ku mund të festosh Natën e shtrigave, duke marrë pjesë në festivale dhe evente të shumtë.
Vampirë në Dublin – Në Dublin, ‘Bram Stoker Festival’ i cili zhvillohet në datat 26-29 tetor është vërtet frymëzues.
Festivali sjell në qytet katër netë me ‘tension të lartë’ vampirësh, në nder të autorit të ‘Drakula’-s, lindur në Dublin.
Këtë vit, festivali karakterizohet nga Bram, një tur me guidë që çon në rrugët historike të Dublinit dhe në Stokerland, një park zbvaitjesh viktorian për familjarë dhe mijëra të rinj. Një eksperiencë e paharrueshme është edhe në mbyllje të festivalit, kur ‘Macnas’-ët, pionierë të imagjinatës me famë botërore, transformojnë rrugët historike të pjesës veriore të Dublinit me sfilata që kalojnë ‘kufijtë e imagjinatës’.
Në rrënjët e Hallouinit – përgjatë rrugës ‘Wild Atlantic Way’ (Rruga e Egër e Atlantikut), në Galway, zhvillohet ‘Aboo Festival’ në datat 26-29 tetor, një ndër festivalet më të mëdhenj të vendit. Ka një program të pasur me evente, ndërkohë që deri në 4 nëntor ofrohen programe ku shfaqet origjina e festës së Hallouinit, programe të përshtatshme për familjarët si dhe programe ‘të frikshme’ për të rritur.
Fantazmat e Londonderry – Mes shumë aktiviteteve, më i rëndësishmi është ai që zhvillohet në qytetin e Londonderry, në Irlandën e Veriut, emëruar edhe si destinacioni më i mirë në botë për festimet e Hallouin.
Duhet ta shohësh që të besosh: Një moto që vlen për të pabesueshmen ‘Bank of Foyle Halloween Carnival’ (26 tetor-3 nëntor).
Mijëra vetë vishen me kostume me spektër ngjyrash në festën më të madhe të Hallowinit në Europë me paradë dhe fishekzjarre vërtet fantastikë.
Nëntë ditë me evente, mes të cilëve edhe turneu në kërkim të fantazmanve me Ghostbus; Apokalipsi i Zombit, ‘Monster Funfair’, ku fëmijët mund të zbaviten apo ‘Zgjimi i Mureve’, një animacion i ndriçuar përreth mureve të famshëm.
Muzeu i hënës – Në fund, por jo për nga rëndësia, mundësia për t’u magjepsur nga ‘Museum of the Moon’, realizuar nga Nasa, ku mund të admirohen imazhe të detajuara nga sipërfaqja e hënës, sateliti i dashur për çdo shtrigë, monstër apo zombi, e shoqëruar me kolonën zanore të kompozitorit Dan Jones.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...