Gjatë një tubimi në Stamboll, Erdogan tha se Turqia po kërkon drejtësi dhe se do të flasë në detaje lidhur me këtë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi sot se të martën do të njoftojë të dhënat e një hetimi turk për vdekjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.
Gjatë një tubimi në Stamboll, Erdogan tha se Turqia po kërkon drejtësi dhe se do të flasë në detaje lidhur me këtë gjatë një fjalimi para anëtarëve të partisë në pushtet në parlament, njofton AP.
Pasi mohoi ndonjë përfshirje në zhdukjen e Khashoggi, i cili humbi është zhdukur nga data 2 tetor pasi hyri në Konsullatën saudite në Stamboll, Arabia Saudite njoftoi të shtunën se ai u vra në një “përleshje me grushtime” në ndërtesë.
Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania kanë thënë se Arabia Saudite duhet të ofrojë dëshmi për shpjegimin e saj për atë që ka ndodhur me gazetarin e Washington Post-it, në mënyrë që të konsiderohet bindëse.
“Asgjë nuk mund të justifikojë këtë vrasje dhe ne e dënojmë atë fuqishëm”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të këtyre tri shteteve.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...