Kjo e dielë ka qenë një ditë operacionesh e arrestimesh të një sërë emrash të rëndësishëm, ndërsa në jug të vendit në Sarandë, policia ka rrethuar qytetin në kërkim të prangosjes së “Escobarit të Ballkanit”.
Policia po kryen një operacion të madh për kapjen e Klement Balilit, i shpallur në kërkim tashmë prej disa kohësh.
Ndërkohë që në Durrës operacioni për kapjen e ish kreut të bandës së Durrësit Lul Berisha duket se është dekonspiruar. Lul Berisha nuk është gjetur në banesën e tij dhe pavarësisht kontrolleve të ushtruara deri më tani, forcat e policisë nuk e kanë kapur të fortin e Durrësit.
Disa orë më parë, policia vuri në pranga Vlamur Avdylin, i njohur si bos droge. Në pranga përfunduan dhe vëllezërit e tij. Vëllezërit Avdyli akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës si dhe janë pronarë të disa biznesve, përfshi dhe dy hotele, një në Durrës e një në Gjermani.
Orët e pasdites, policia vuri në pranga gjithashtu dhe dy ish deputetë të PS-së, Arben Ndokën dhe ish kreun e burgjeve Arben Çuku./Gazeta Express
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...