Google ADS

Pas ish deputetit arrestohet dhe vëllai i tij, në pranga Xhevahir Ndoka

20:11 | 21 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e ish deputetit të PS Arben Ndoka.

Mësohet se edhe i vëllai i tij Xhevahir Ndoka është arrestuar nga forcat e policisë nën akuzën e tjetërsimit të pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin.

Ish deputeti Ndoka akuzohet jo vetëm për tjetërsimin e pronave në këtë bregdet por edhe për falsifikim të dokumentave. Organi i akuzës beson se ish deputeti ka kryer një sërë shkeljesh ligjore për t’i dhënë tokë bregdetare të vëllait, i cili gjithashtu u prangos nga policia.

Skandali me tjetërsimin e tokës bregdetare në Shëngjin u zbulua në mars të këtij viti. Policia në atë kohë arrestoi rreth 12 persona, përfshi këtu dhe kryetarin e bashkisë Lezhë. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme