Ndryshimet në Kushtetutën e Maqedonisë do të përfundojnë në muajin janar

19:37 | 21 Tetor 2018
Arbresh Info

Kuvendi ditën e premte e filloi procedurën për ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit në përputhje me marrëveshjen e Prespës.

Pas kësaj, ka disa faza dhe votime i deputetëve, ndërsa e gjithë procedura duhet të përfundojë në gjysmën e dytë të janarit.

Në ditët e ardhshme, pushteti dhe opozita përmes Kuvendit do të fillojnë të punojnë në tekstin e projekt-amendamenteve. Sipas kryeministrit Zoran Zaev, nuk ka pengesa për të përfshirë kërkesat e grupit të deputetëve të opozitës që votuan për “për”.

Edhe zv. kryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, u kërkoi deputetëve që të arrijnë një konsensus mbi ndryshimet kushtetuese. Ajo nuk deshi të paragjykojë se sa amendamente do të ketë dhe çfarë saktësisht do të përmbajnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme