Google ADS

Zbulohet arsyeja e arrestimit të ish-deputetit socialist

19:30 | 21 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Shoqërohet në policinë e Tiranës edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Aben Ndoka.

Ish-deputeti është ndaluar nga RENEA pasditen e sotme së bashku me 1 person tjetër dhe aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Arben Ndoka mësohet se është person në hetim dhe nuk përjashtohet mundësia të arrestohet.

Burime jo zyrtare të policisë thonë për ora news se: “Ish-deputeti Arben Ndoka, prej muajsh në hetim për tjetërsim pronash”.

Në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme