Arrestohet ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko

18:16 | 21 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Është arrestuar ditën e sotme ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko, i cili dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve.

Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve. Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës./Opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme