Rijadi nuk e di se si është vrarë Khashoggi ose ku gjendet trupi i pajetë i tij, Ministri i Jashtëm Adel al-Jubeir ka thënë për Fox News, vetëm një ditë pasi vendi i tij deklaroi se gazetari Jamal Khashoggi ka vdekur në një përleshje me grushte brenda konsullatës në Stamboll shkruan RT news përcjell arbresh.info
Jubeir përsëriti prapë se princi i kurorës “nuk ishte në dijeni” për vdekjen e Khashogg-it, të cilën ai e quajti një “gabim të jashtëzakonshëm”.
Ai gjithashtu shtoi se vendi i tij është duke punuar në zgjidhjen e rastet se çfarë ndodhi në të vërtet me trupin e Khashoggi dhe ku gjendet ai. Ai tha se hetimi saudit fillimisht është nxitur nga raportet kontradiktore nëse gazetari la konsullatën në Stamboll.
Jubeir gjithashtu tha se Rijadi dëshiron të mbajë përgjegjësi për vdekjen e Khashoggi-t. Kjo vjen vetëm një ditë pasi Arabia Saudite deklaroi se Khashoggi kishte vdekur në një “grindje” në konsullatë, me autoritetet e njoftuar për ndalimin e 18 të dyshuarve në këtë rast.
Gjithashtu Rijadi thotë se princi i kurorës Mohammad bin Salman nuk ka të bëjë asgjë me vdekjen e Khashoggit.
Khashoggi, një kritikues i familjes mbreterore saude, për herë të fundit është parë duke hyrë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor për të marrë një dokument për martesën e ardhshme. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën se Ankaraja do të zbulojë të vërtetën e plotë rreth vdekjes së tij të martën, pasi vendi i tij më parë deklaroi se gazetari u vra nga një skuadër vrasëse saudite./arbresh.info/
https://twitter.com/FoxNews/status/1054036024538681345
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...