Politikani katalonas, Gabriel Rufian, ka nxitur debat me një postim të tij në llogarinë e tij në Twitter pas lëndimit të yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messit, gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Sevillas.
Ylli argjentinas u lëndua qysh në çerekun e parë të ndeshjes kundër Sevillas, kur pas një rënie të papërshtatshme, ai e theu dorën dhe u detyrua ta lë ndeshjen në gjysmë pas vetëm 15 minutave.
Për shkak të këtij lëndimi, nga Spanja raportohet se Messi do të mungojë në ndeshjet e tri javëve të ardhshme të Barcelonës, përfshirë këtu të dy ndeshjet kundër Interit në Ligën e Kampionëve, si dhe ndeshjen kundër Real Madridit.
Pas lëndimit, Rufian nuk mundi t’i rezistojë mundësisë për t’i përqeshur kundërshtarët e Messit për çmimin “Topi i Artë” këtë vit.
“Për shkak të lëndimit të krahut të Messit, tani Cristiano, Griezmann dhe Neymar mund të shkojnë në tavolinën e Messit për t’i ndihmuar atij të hajë”, ka shkruar Rufian në Twitter.
Ashtu siç ndodh shpeshherë me postimet e tij, mesazhi i tij nxiti shumë reagime dhe debat mes tifozëve të Messit dhe tifozëve të lojtarëve të tjerë.
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...