Google ADS

Rritet çmimi i pemëve dhe perimeve në Maqedoni

17:34 | 21 Tetor 2018
V. S.

Rritet çmimi i pemëve dhe perimeve në treg. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, për dallim nga viti i kaluar, këtë vit perimet e freskëta janë rritur për 7.4 për qind ndërsa pemët për 0.7 për qind. Megjithatë tregtarët thonë se problemi qëndron tek interesimi i ulët i qytetarëve për të blerë.

“Çmimet nuk janë të larta janë normal. Kemi shitje, por sa kemi pasur viteve të kaluara nuk kemi.04.47 Specat për turshi janë 100 den. kg. karota 50 den. Për specat e ajvarit është rritur çmimi 60 den. është kg”.

“Po edhe lirë edhe shtrenjtë. Njerëzit nuk kanë para. Shitjet janë të vogla, nuk ka njerëz, nuk ka të holla. Çmimet janë të njëjta ose të ngjashme me vitet e kaluara”.

“Varet ndonjë ditë ka punë ndonjë ditë jo.Po tash momentalisht janë pak më shtrenjtë”, theksuan shitësit

Për blerësit, çmimet e larta janë si pasojë e mos interesimit të qytetarëve për të punuar tokën.

“Krahasim me vitet e kaluara janë shumë më shtrenjtë. Kjo sepse njerëzit nuk punojnë, përtojnë të punojnë dhe kur vjen diçka prej jashtë është normal që të jetë shtrenjtë”.

“Çmimet janë të mira. Nuk janë shtrenjtë sepse askush nuk do të punojë dhe për atë mendoj që nuk janë shtrenjtë”.

“Për shitësit janë lirë për ne janë shtrenjtë. Për të ardhurat tona janë shtrenjtë, pensionet janë të ulëta”, u shprehën blerësit

Pos çmimeve të pemëve dhe perimeve, sipas të dhënave të Entit në muajin shtator kishte rritje të çmimeve edhe tek lëndët djegëse për amvisëri për 2.8 përqind, mobiljet shtëpiake 0.5 % , shërbimet hotelierike dhe shërbimet telefonike 0.4 %. Indeksi I shpenzimeve për jetë në shtator të vitit 2018 në krahasim me vitin e kaluar shënon rritje për 1.5 përqind, ndërsa indeksi i ushqimeve me pakicë shënon rritje për 2.6 përqind./Alsat-M/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme