Pas raportimeve se princi arab, Mohammad bin Salman, dëshiron ta blejë Manchester Unitedin, tani është bërë e ditur se familja Glazer, pronarët e klubit, nuk duan ta shesin klubin për momentin, madje as edhe një pjesë të aksioneve.
Salman, i cili për momentin e mban pozitën e dytë më të lartë në qeverinë arabe pas mbretit, dëshiron t’i sfidojë pronarët arabë të Manchester Cityt në Premierligë si dhe në Evropë.33-vjeçari dëshiron ta fillojë karrierën e tij në botën e futbollit dhe e vlerëson klubin anglez, në pronësi në familjes amerikane Glazer, si klubi i përsosur për investimet e tij, raporton The Sun. Kjo blerje mund t’i kushtojë atij mbi 4 miliardë euro, por ka mundësi që ai t’i blejë vetëm një pjesë të aksioneve.
Megjithatë, kjo dëshirë e tij nuk pritet të bëhet realitet pasi që familja Glazer, që e mban pronësinë e klubit që nga viti 2005, nuk është e gatshme ta shesë klubin, përkundër kritikave që kanë marrë kohët e fundit nga tifozët e klubit.
Vlera aktuale e klubit vlerësohet të jetë rreth 3 miliardë euro, që është më e ulët se vlera që e kishte klubi në muajt paraprak të këtij vitit, 4 miliardë euro. Megjithatë, edhe nëse oferta e Salmanit është shumë më e lartë se kaq, Glazerat nuk dëshirojnë ta shesin Manchester Unitedin.
“Djajtë e kuq” janë partnerë zyrtarë me kompaninë arabe Telecom që nga viti 2008 dhe njëri nga drejtuesit e klubit, Avram Glazer, do të udhëtoj të martën e javës së ardhshme në Riad për një konferencë.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare