Fier: Banorët lëshojnë shtëpitë, shkak fusha e mbetjeve

16:48 | 21 Tetor 2018
V. S.

Banorët e Sheqit në Fier janë duke lëshuar shtëpitë e tyre, kjo për shkak se fusha e mbetjeve aty sa vjen e zgjerohet duke bërë që banorët të jetojnë mes ndotjes.

Gjendja në atë fushë degradon dita-ditës dhe deri më tash askush nuk i ka dhënë zgjidhje këtij problem dhe ajo veqse iu është afruar shtëpive të banuara, njofton TCH.

Fusha e Sheqit ndodhet 500 metra nga hyrja e qytetit të Fierit dhe aty mbetjet hidhen të patrajtuara ndërsa ato gjatë verës edhe digjen./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme