Conor McGregor nuk është prapsur asnjëherë duke kërkuar nga kërkimi i meçeve më të mëdha në UFC ose në boks.
Që nga debutimi i irlandezit në UFC në vitin 2013, ai ka krijuar një karrierë duke bërë thirrje për meçet me emrat më të mëdhenj në sport, transmeton portali arbresh.info.
Pasi kërkoi një meç me kampionin e atëhershëm për pesha mesatare – Jose Aldon, një kundërshtar të cilin e mposhti brenda vetëm 13 sekondave, McGregor kishte në shënjestër më pas kurorën për pesha të lehta.
Para se ta marr titullin e parë në pesha të lehta pasi mposhti Eddie Alvarezin në nëntor të vitit 2016, McGregor pësoi disfatën e tij të parë në UFC në duart e Nate Diazit.
Diaz zëvendësoi fillimisht kundërshtarin e McGregorit në UFC 196 – Rafael Dos Snjosin, i cili më pas u tërhoq nga gara për shkak të lëndimit në këmbë.
McGregor kaloi në dy divizione për pesha nga ajo e njohur si ‘Featherweight’ në ‘Welterweight’ për tu përballur me Diazin për kategorinë në 77kg. “The Notorious” ishte dorëzuar në raundin e dytë të eventit kryesor të UFC 196.
Pas kësaj disfate, McGregor i bëri të qartë presidentit të UFC-së, Dana White, se dëshironte menjëherë një rimeç me Diazin për t’iu hakmarrë për humbjen e tij, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse cilësohej si një rrezik i madh, McGregor shkoi dhe luftoi me të duke e mposhtur Diazin vetëm pas muaj më vonë në UFC 202.
Abdelaziz deklaron se nuk është i interesuar për rimeç me McGregor
McGregor tani e gjen vetën në një situatë të ngjashme pasi kampioni i botës për dy pesha është mposhtur nga Khabib Nurmagomedov në UFC 229 dhe irlandezi tashmë ka bërë të qartë se dëshiron një rimeç të menjëhershëm, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, kjo është një kërkesë jo e mirëpritur, bazuar në menaxherin e Nurmagomedovit – Ali Abdelaziz, i cili ka thënë për ‘ESPN’ se rimeçi nuk është diçka të cilin ata dëshirojnë ta bëjnë.
“Ne kemi peshq më të mëdhenj për të skuqur”, ka thënë ai.
“McGregor është në të kaluar, ne jemi zhvendosur. Tani ai është në zero, ai nuk ka vlerë, neve nuk ka intereson për të, ai mund të ndryshoj, të shijojë jetën e tij, të shijojë familjen e tij por atij duhet t’i vije marre nga vetja për gjithçka çfarë ka thënë”
Abdelaziz ka deklaruar gjithashtu se nuk beson se McGregor me të vërtetë dëshiron një rimeç me klientin e tij duke pretenduar se Nurmagomedov mund t’i jap fund meçit edhe më herët sesa raundi i katërt./arbresh.info/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...