Sergio Ramos insiston se opinioni i tij “nuk mund të ndikoj” nëse trajneri Julen Lopetegui qëndron apo jo në Real Madrid.
“Është një periudhë shumë e keqe të cilën Madridi nuk mund ta përballoj që të jetë në të”, ka thënë mbrojtësi pas disfatës 2 me 1 të së shtunës ndaj Levantes, e cila shtoi presionin ndaj Lopeteguit, transmeton portali arbresh.info.
“Pa asnjë gol të vetme në tri ndeshjet tona të fundit [në ligë], skuadra ka dhënë gjithçka”
“Vendimi në trajnerin tonë shkon përtej nesh. Lojtarët nuk marrin këto vendime. Për mua, si një kapiten, Julen Lopetegui ka mbështetje në dhomën e zhveshjes dhe nga lojtarët”
“Gabimet individuale na kanë ndëshkuar neve, por ne nuk duhet t’i vëjmë gishtin askujt. Mënyra e vetme për të ndryshuar gjërat është që të jemi të bashkuar”
“Lopetegui është një person shumë motivues dhe bindës, ne duhet të besojmë në të. Ai është i pari që duhet t’i besojmë. Ne kemi nevojë për bashkim”
“Nëse më kërkohet të jap një mendim atëherë do ta bëjë, por unë nuk mendoj se kam ndikim në një vnedim të tillë të rëndësishëm nëse trajneri qëndron apo jo”
Real Madridi ka thyer rekordin e tyre të mëparshëm prej 464 minutave pa shënuar gol në të gjitha kompeticionet gjatë ndeshjes mjaftë frustruese kundër Levantes.
Dështimi i ‘Los Blancos’ për të realizuar gjatë 56 minutave të parë kundër Levantes pasditen e sotme (e shtunë) bëri që ata të vendosin një rekord të ri në historinë e tyre për minutat pa gola të kaluar./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...