Lionel Messi do të mungoj në ndeshjen e parë El Clasico të këtij sezoni për shkak se theu dorën gjatë fitore së Barcelonës ndaj Sevillas mbrëmjen e së shtunës.
Argjentinasi u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 26′ të ndeshjes pasi krijoi një asistim dhe shënoi një gol, transmeton portali arbresh.info.
Menjëherë pasi u kryen testimet, Barcelona konfirmoi se Messi ka një thyerje në kockën radiale të dorës së tij të djathtë.
Kjo është një goditje mjaftë e madhe për “Blaugranët”, të cilët do të përballen me Interin në Ligë të Kampionëve të mërkurën para ndeshjes tjetër të madhe kundër Real Madridit të dielën e ardhshme.
Messi ka qenë në formën e tij më të mirë deri tani duke shënuar 12 gola brenda të gjitha kompeticioneve ndërkohë që luan një rol mjaftë të mirë edhe në organizimin e skuadrës. Pra, zëvendësimi i tij do të jetë i pamundshëm.
Barcelona pretendoi në faqen e tyre zyrtare se Messi do të jetë jashtë fushës përafërsisht tri javë.
https://twitter.com/nealcol/status/1053846913777393675
Diagnoza nga doktori
Kjo do të thotë se ai mund të mungojë gjashtë ndeshje, përfshirë dy ndeshje në Ligë të Kampionëve dhe një në Kupë të Mbretit.
Megjithatë, kirurgu ortopedik Dr. David Chao, i cili ka punuar në të kaluarën në NFL, nuk është dakord me diagnozat fillestare.
Chao shfrytëzoi llogarinë e tij në rrjetin social Twitter duke deklaruar se Messi ka gjasa të jetë për më shumë kohë jashtë fushës – diku nga katër deri në gjashtë javë.
“Nga video, është një thyerje e kockës radiale të lartë dhe për tri javë është e pamundur të rikthehet, por ka më shumë gjasa 4 deri 6 javë”, ka shkruar Chao.
https://twitter.com/ProFootballDoc/status/1053813081095061505
Reprezentuesi argjentinas mund të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Atleticos më 24 nëntor dhe me këtë parashikim Chao është dakord./arbresh.info/
https://twitter.com/marcosla11/status/1053813594121474048
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...