Ajo që ndodhi në ndeshjen e parë të legjendës Thierry Henry si trajner i Monacos ishte e tmerrshme

14:06 | 21 Tetor 2018
Arbresh Info

Thierry Henry është legjenda e fundit e Premierë Ligës që ka siguruar një pozitë si një trajner.

Pas kalimit të Frank Lampardit në Derby dhe Steven Gerrardit te Rangers, francezi është rikthyer në vendlindjen e tij duke marrë detyrën në karrigen e nxehtë te Monaco që është duke pasur probleme të shumta këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.

Klubi e ka nisur me shumë vështirësi sezonin dhe ishin në zonën e dëbimit kur Thierry Henry mori detyrën.

Leonardo Jardim fitoi titullin në Liga 1 gjatë sezonit 2016/17, por portugezi nuk ishte kursyer pasi siguroi vetëm gjashtë pikë nga nëntë ndeshje në sezonin 2018/19.

Por, a arriti të ketë Henry menjëherë ndikim në skuadër gjatë ndeshjes kundër Strasbourgut mbrëmjen e së shtunës? Fatkeqësisht, jo.

Monaco u mposhtë me rezultat 2 me 1 dhe tani qëndron në pozitën e 19-të, katër pikë prapa skuadrës së Amines në pozitën e 17-të.

A mund të dëbohen ata nga liga? Aktualisht duke si një mundësi ndërkohë që futbolli në Ligë të Kampionëve nuk duket aspak i arritshëm.

Dhe ajo që ndodhi në fushë gjatë ndeshjes së parë të legjendës Thierry Henry në detyrë ishte shumë qesharake.

Legjenda e Arsenalit ishte detyruar të luaj me portierin e tretë të skuadrës, Seydou Sy, dhe senegalezi bëri një gabim trashanik në golin e parë të shënuar nga Strasbourgi, transmeton portali arbresh.info.

Shikoni më poshtë gabimin e tij:

https://twitter.com/TazPhalora/status/1053720343431561221

Goditja me kokë nga Adrien Thomasson shkoi direkt te Sy, por portieri i Monacos nuk arriti ta mbante atë në dorë dhe topi kaloi në rrjetë.

Monaco dhe Henry morën një tjetër goditje në minutën e 66′ kur Samuel Grandsir u ndëshkua me karton të kuq. Por, ajo çfarë e bënë këtë rast edhe më të keq është fakti që Henry e inkuadroi në fushë anësorin francez vetëm dy minuta para se atij t’i shfaqet kartoni i kuq.

Shikoni më poshtë këtë moment:

https://www.youtube.com/watch?v=LWiqXsjKceQ

Youri Tielemens më pas shënoi nga një penalti në minutën e 90′, por Monaco pësoi më shumë përveç disfatës 2 me 1.

Henry humbi sulmuesin Radamel Falco gjatë pjesës së parë si pasojë e lëndimit duke shënuar kështu një debutim të tmerrshëm në menaxhim.

Monaco ndeshjen e ardhshme e luan në Belgjikë kundër Club Brugges në kuadër të Ligës së Kampionëve para takimit që duhet të fituar gjithsesi ndaj Dijonit të shtunën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme