Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi duke folur për rastin e djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit tha se ky rast dëshmon kapjen e shtetit, shkruan “Zëri.Info”.
“Emërimet e krerëve të sigurisë herë nga kryeministri e herë nga presidenti e shpesh në dakordim të të dyve, është ndarje e “tortës”, pasi ata janë marrë vesh se cilit duhet t’i takojë shefi i AKI-së e kujt ai i Policisë…”, tha Selimi.
Deputeti i Vetëvendosjes tha se në këtë rast institucionet u munduan ta fshehin apo shfajësojnë djalin e shefit të AKI-së, të cilit iu gjetën armë dhe narkotikë në veturë.
Selimi poashtu tha se edhe sistemi i drejtësisë është i kapur nga politika.
“Në një shtet ku prokurori arratiset dhe i korruptuari qeverisë, kush do ta mbrojë qytetarin, Kosova ka nevojë për Vetting në drejtësi, por më shumë ka nevojë për Veting nga polici e Agjenci të Inteligjencës… Një reformë e mirë në drejtësi, polici e AKI nuk mund të ketë derisa në krye e këtyre mekanizmave janë këta njerëz të kapur nga politika”, u shpreh Selimi./ZËRI/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre