Google ADS

55 viktima në shtetin Kaduna të Nigerisë

13:32 | 21 Tetor 2018
Arbresh.info
Si pasojë e konfliktit të armatosur midis dy komuniteteve në shtetin Kaduna të Nigerisë, 55 persona kanë humbur jetën, kanë bërë të ditur zyrtarët policorë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se bëhet fjalë për një përleshje midis komunitetit Mysliman dhe atij të Krishterë.

“Përplasjet midis dy komuniteteve në zonën Kasuwan Magani të Kadunas rezultuan në 22 arrestime” ka thënë zyrtari policor, Ahmad Abdur-Rahman, shkruan Euronews.

Ndërsa presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, nëpërmjet një deklarate ka dënuar dhunën që po zhvillohet atje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme