Google ADS

Shtetasi i Shqipërisë plagoset në Prizren

13:29 | 21 Tetor 2018
V. S.

Gjatë ditës së djeshme në Prizren është raportuar për një rast të therjes me thikë.

Policia e Kosovës njofton se persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e therur me thikë.

Viktima raportohet se është shtetas i Shqipërisë.

I njëjti është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërkaq që nuk raportohet për persona të arrestuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme